Telegrafi

Evakuohet stacioni i metrosë në Londër për shkaqe sigurie

Stacioni i metrosë në rrugën Baker të Londrës, është evakuuar në bazë të paralajmërimeve të autoriteteve të sigurisë, është thënë të martën gjatë një konference të medieve të organizuar nga policia britanike.

“Asnjë tren nuk është ndaluar në këtë stacion e sidomos pranë atraksioneve turistike të Londrës, siç është Madame Tussauds, derisa një numër i linjave të metrosë janë anuluar përkohësisht”, është thënë gjatë konferencës, transmeton Telegrafi.

“Në këto momente stacioni i metrosë është evakuuar si masë preventive”, është thënë në fund. /Telegrafi/