Site icon Telegrafi

Evakuohet rezidenca e Donald Trumpit (Foto/Video)

Banorët e New York-ut janë tmerruar dhe filluan të vrapojnë rrugëve të qytetit pas raportimit se Kulla Trump është evakuuar, pasi një qante e dyshimtë ishte lënë para dyerve por që në fundi rezultoi se ishte e mbushur me lodra për fëmijë.

Fotot dhe videot e postuar në internet, shfaqin momente kur qytetarët filluan të largohen me vrap nga ndërtesa gjigante, ku aktualisht jeton presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump, transmeton Telegrafi.

Policët në korridoret e ndërtesës u bënin thirrje nëpunësve që të largohen nga Kulla në Midtown të Manhattan.

Raportohet se në ato momente Trump nuk ishte në ndërtesë kur edhe u zbulua çanta që kishte lodra për fëmijë. /Telegrafi/

Exit mobile version