Qindra pasagjerë janë evakuuar nga terminali 2 i Aeroportit të Manchesterit, pas alarmimit për një pako të dyshuar , shkruan britanikja mirror.
Raportohet se udhëtarët në terminalin 2 të aeroportit janë evakuuar ndërsa terminalet tjera po zhvillojnë fluturimet normalisht.
Në anën tjetër një zëdhënës i aeroportit nuk ka pranuar të komentojë për raportimet për një pako të dyshimtë brenda ndërtesës së terminalit.