Telegrafi

Evakuohet një stacion treni në Lyon, një grua bërtiti “Allahu Akbar” dhe kërcënoi me eksploziv

Stacioni i trenit Par-Diu në Lyon u evakuua për shkak të një raporti për bombë dhe një operacion policor është duke u zhvilluar, tha policia, duke shtuar se personi ishte arrestuar.

Gazeta lokale e Lyonit, “Le Progres” publikoi në ueb-faqen e saj se një grua që mbante disa çanta kërcënoi të hidhte në erë veten dhe bërtiti “Allahu Akbar”.

Ekipi i çaktivizimit të pajisjes shpërthyese është në vend dhe po kryen inspektime.

Kompania hekurudhore SNCF konfirmoi në Twitter se trafiku rreth Lyonit është pezulluar.

Policia dhe ushtria formuan një kordon rreth stacionit dhe ndaluan qarkullimin e njerëzve.

Ndryshe, shkaku i frikësimit disa prej udhëtarëve kanë lënë bagazhet dhe u larguan nga stacioni. /Telegrafi/