Mbrëmjen e sotme në ndërtesën e Kuvendit të kryeqytetit të Malit të Zi, është mbajtur mbledhja e Komitetit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ku ka marrë pjesë kryetari i kësaj partie dhe kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Policia po kontrollon nëse në objektin e Kuvendit të Podgoricës është vendosur mjet shpërthyes, dhe në vendngjarje janë nisur ekipet e ndihmës mjekësore emergjente dhe mbrojtjes dhe shpëtimit, raporton “Vijesti”.
Një punonjës i sigurimit në atë godinë pak para orës 19:00, ka gjetur një shënim me mesazhin se do të hidheshin në erë.
Evakuimi i godinës dhe një kontroll kundërsabotazhi është në proces, transmeton Telegrafi.
Mbrëmjen e sotme në njërën nga dhomat e Kuvendit të kryeqytetit është mbajtur mbledhja e Komitetit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), në të cilën ka marrë pjesë kryetari i asaj partie dhe kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
DPS tha jozyrtarisht për “Vijesti”, se takimi ka përfunduar para se policia të njoftohet se në pallat dyshohet se ishte vendosur një mjet shpërthyes. /Telegrafi/