Telegrafi

Evakuohet kolegji Trattford në Mançester, forca të shumta të ushtrisë dhe ekipet e deminimit kanë bllokuar zonën (Foto/Video)

Në pjesën jugore të Mançesterit është evakuuar një kolegj në të cilin tashmë janë nisur njësi të shumta të ushtrisë, kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet e deminimit, shkruajnë mediat angleze.

Rrethanat ende janë të paqarta, ndërsa raportohet se gjithë zonën e kanë bllokuar edhe forca të shumta të policisë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Reuters bëhet fjalë për kolegjin Trattford, para të cilit prindërit kanë filluar të mblidhen të brengosur për sigurinë e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/