Site icon Telegrafi

Evakuohet familja në Prishtinë – Komuna vendos rrënimin e shtëpisë (Foto)

Policia bashkë me inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë filluar aksionin për evakuimin e familjes e cila jeton në një shtëpi të vjetër që konsiderohet me rrezikshmëri në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet.

Pas evakuimit pritet të filloj rrënimin e këtij objekti për të ofruar siguri për kalimtarët, njofton Klan Kosova.

Me leje të Komunës se Prishtinës familja do të strehohet në një lokacion tjetër.

Hamide Gashi e zonja e shtëpisë ka thënë se nuk po dalin me dëshirë nga kjo shtëpi në të cilën jetuan rreth 40 vjet sepse nuk kanë ku të shkojnë, ani pse ishte rrezik.

Exit mobile version