Site icon Telegrafi

Evakuohet Aeroporti i Hamburgut, 50 veta helmohen nga një substancë kimike (Foto/Video)

Qindra persona janë evakuuar nga aeroporti i Hamburgut, pasi 50 persona u prekën nga një helm i panjohur, i cili mendohet se është përhapur me anë të sistemit të ajrit të kondicionuar të aeroportit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se 50 persona janë ankuar për probleme të frymëmarrjes dhe të djegies së syve të dielën, kurse zjarrfikësit filluan t’i kontrollonin ata për të konstatuar nëse duhet të dërgohen në spital.

Ata që janë evakuuar nga Aeroporti i Hamburgut duhej të presin jashtë terminaleve në temperaturat nën zero.

Nga aeroporti ende nuk janë prononcuar në lidhje me rastin.

Policia është duke hetuar se lirimi i kësaj  substance në ajër mund të ketë të bëjë më ndonjë sulm terrorist edhe pse ende nuk ka raporte zyrtare në lidhje me këtë ngjarje.

Exit mobile version