Site icon Telegrafi

Evakuohen tetë aeroporte në Francë, pas kërcënimeve për vënie të bombave

Policia franceze ka njoftuar se sot ka evakuuar tetë aeroporte në tërë territorin e Francës për shkak të kërcënimeve për bombëvënie.

Siç raporton Reuters, janë evakuuar aeroportet në Toulouse, Biarritz, Pau, Nice, Lyon, Lille, Rennes dhe Nantes, transmeton Telegrafi.

AFP raporton duke u thirrur në burime brenda policisë franceze, se evakuimi do t’ju mundësojë autoriteteve të sigurisë “të qartësojnë çfarëdo dyshimi që kishin” lidhur me kërcënimet.

Janë anuluar zbritjet dhe ngritjet e aeroplanëve në aeroportet që janë “prekur” nga këto kërcënime, kurse pasagjerët janë paralajmëruar për vonesa deri në tri orë.

Sipas Reuters, në aeroportin e Lille, kanë arritur “ekipet e sigurisë” për të vërtetuar pretendimet për bombëvënie. /Telegrafi/

 

Exit mobile version