Pyjet në afërsi të qytetit kanadez Fort McMurray kanë marrë flakë dhe kanë rrezikuar një numër të madh të banorëve. Siç raportojnë mediat e huaja, ky zjarr ka detyruar që të evakuohen rreth 60 mijë njerëz.
Raportohet po ashtu se nga zjarri janë shkatërruar me dhjetëra shtëpi, ndërsa janë mbuluar me hi të gjitha rrugët e këtij qytetit.
Raportohet se është bllokuar trafiku, mirëpo për fat të mirë ende nuk është raportuar për viktima në njerëz.
Qytetarët dhe autoritetet kanë frikë se nga erërat e forta flakët mund të përfshijnë të gjithë qytetin.
Evakuimi i qytetit Fort McMurray është më i madhi në historinë e Albertës dhe mbase të Kanadasë për shkak të një zjarri.