Ura e Londrës, Stacioni hekurudhor dhe Stacioni i autobusëve, si dhe disa ndërtesa, të martën janë evakuuar urgjentisht pas alarmit për një automjet të dyshimtë, por pas hetimeve policore është thënë se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Dëshmitarët thanë se njësitë speciale policore për çaktivizim kanë hetuar një automobil të dyshuar “Range rover”.
Policia ka pastruar urën, ndërsa janë evakuuar edhe kafenetë lokale derisa helikopterët e policisë kanë vëzhguar rajonin nga ajri.
“Duket se janë evakuuar edhe disa ndërtesa. Deri te stacioni i metrosë mund të shkohet vetëm nëse shkoni përmes shkallëve. Këtu ndodhen edhe automjete të policisë dhe së paku dy automjete të zjarrfikësve”, ka thënë një dëshmitar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen edhe një numër i madh i automjeteve të policisë, ndërsa njerëzve në ndërtesat e afërta u është thënë që të largohen nga dritaret dhe të mos dalin jashtë.