Telegrafi

Evakuohen mijëra banorë pas zjarrit masiv në Kaliforni

Një vatër gjigante zjarri u përhap në mënyrë të shpejtë në lindje të Los Anxhelos duke shkatërruar më shumë se 7.200 hektarë në më pak se 24 orë dhe detyruar evakuimin e rreth 82.600 personave në Kaliforni, ku është shpallur gjendja e emergjencës.

Zjarri i rënë në Blue Cut u regjistrua dje në mëngjes rreth orës 10:30 sipas orës lokale, përpara konstatimit të një reje të dendur tymi që vinte nga majat e maleve të shkrumbuara në kontenë San Bernardino, rreth 100 kilometra në lindje të Los Anxhelos.

Rreth orës 22:30 sipas orës lokale (05:30 GMT sot në mëngjes) janë djegur më shumë se 7.200 hektarë referuar qendrës së informimit mbi situatën e zjarreve të rëna Inciweb, duke shkaktuar mbylljen e qendrës së skive në Wrightwood dhe të disa segmenteve të autostradës.

Rreth 34.500 shtëpi dhe ndërtesa paraqesin rrezikun e përfshirjes nga flakët e zjarrit, sipas Inciweb, raporton ATA. /kp/