Telegrafi

Evakuohen disa persona nga ndërtesa në Kisella Vodë të cilën e kaploi zjarri (Video)

Janë evakuuar dy fëmijë nga ndërtesa në Kisella Vodë të Shkupit, në të cilën sot pasdite shpërtheu zjarr.

Pesë zjarrfikës kanë arritur ta shuajnë zjarrin në banesë, ndërsa aksioni shpëtues akoma është në rrjedhë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Banesa në të cilën shpërtheu zjarri ishte e zbrazu, ndërsa për momentin nuk bëhen të ditura arsyet e zjarrit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Digjet një banesë në Kisella Vodë, ka njerëz të ngujuar në ndërtesë (Video)