Telegrafi

Evakuohen banorët nga ndërtesa që u dogj në Prishtinë (Foto)

Policia e Kosovës ka evakuuar banorët që gjendeshin në ndërtesën që sot mori flakë në qendër të Prishtinës.

Tashmë zjarri është fikur nga zjarrfikësit ndërsa banorët janë evakuuar nga ndërtesa dhe disa nga ta janë dërguar për të marr ndihmë mjekësore.

Policia ka thënë se për shkak të mungesës së parkingjeve dhe zënies së tyre, Policia e Kosovës dhe ambulanca, ka pasur shumë vështirësi që të hyjë në afërsi të banesës që ka marrë zjarr. /Telegrafi/