Qeveria kanadeze ka dërguar aeroplanë ushtarakë në provincën British Columbia për të ndihmuar aksionet kundër zjarrit, ku si pasojë e zjarreve të mëdha janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre 39,000 persona.
Për t’i dal në ndihmë shtetit kanadez në operacionet kundër zjarreve, Australia ka dërguar 50 zjarrfikës, tha sot ministri i Sigurisë Publike, Ralf Goodale.
Ministri Goodale ka njoftuar se qeveria e British Columbia, krahinë në perëndim të Kanadasë, i ka dërguar qeverisë federale dy kërkesa për ndihmë ushtarake, për të luftuar zjarret, të cilët po vazhdojnë të përkeqësohen, transmeton KosovaPress.