Telegrafi

Evakuim në Harkun e Triumfit në Paris, shkaku i kërcënimit me bombë

Zona përreth harkut të famshëm të triumfit në Paris është evakuuar për shkak të një kërcënimi për bombë.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi informacionin për reuters, duke shtuar se stacionet e metrosë gjithashtu u evakuuan. Policia ka vendosur një kordon të gjerë sigurie rreth Harkut të Triumfit.

Franca ka qenë në gatishmëri të lartë për disa kohë pasi një 18-vjeçar në periferi të Parisit i preu kokën profesorit, Samuel Paty, i cili u tregoi studentëve karikaturat e Muhamedit, si pjesë e një leksioni mbi lirinë e fjalës.

Që nga ajo kohë, disa kërcënime të rreme për bombë janë raportuar në Francë.

E fundit u zhvillua javën e kaluar në qytetin e Lyonit dhe para kësaj në Kullën Eiffelit në Paris. /Telegrafi/