Site icon Telegrafi

Eva Murati shkëlqeu nga tribunat e stadiumit në përkrahje të Shqipërisë

Gazetarja e njohur sportive, Eva Murati, që ka zgjuar edhe vëmendjen e medieve të huaja, ka qenë e pranishme në tribunat e stadiumit për të bërë tifo për Shqipërinë në Kampionatin Evropian.

E veshur me fanellën e kombëtares së Shqipërisë, gazetarja mori vëmendjen si çdo herë me paraqitjen e saj në stadiumin Signal Iduna Park në Dortmunt.

Ajo po bënte tifo për Shqipërinë e cila u ballafaqua me Italinë në ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian.

Foto: Eva Murati / Instagram

Përveç fanellës kuq e zi, ajo gjithashtu mbante një shallë që simbolizonte emrin Shqipëri, me shqiponjën dy krenare.

Fama e gazetares shqiptare shtrihet përtej kufijve, kjo pasi ajo ka arritur të marrë vëmendjen edhe të medieve britanike sikurse The Sun, medium që herë pas here shkruan për sukseset e saj.

Edhe në paraqitjen e saj të fundit, ajo nuk kishte se si të mos e merrte vëmendjen e të gjithëve.

Ndryshe, Shqipëria ndonëse me një paraqitje të mirë, pësoi humbje ndaj Italisë me rezultat 2:1.

Kuqezinjtë ishin të parët që kaluan në avantazh teksa arritën të shënojnë me anë të Nedim Bajramit për rezultatin 1-0 pas 23 sekondave lojë; ky vlerësohet të jetë madje goli më i shpejtë në historinë e Evropianit. /Telegrafi/

Exit mobile version