Telegrafi

Eva Mendes vazhdon përkushtimin ndaj familjes

Eva Mendes (Foto: Rick Diamond/Getty Images for New York & Company/Guliver)

Kur u bë nënë në vitin 2014, Eva Mendes e mori pushim në Hollywood për t’ia përkushtuar plotësisht kohën e saj fëmijës.

Dy vjet më vonë, aktorja lindi një tjetër vajzë me partnerin e saj, Ryan Gosling dhe kaloi çdo moment të lirë me fëmijët e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eva Mendes

Ditë më parë, ajo ka dalë për shëtitje me vajzat në Los Angeles, ndërsa paparacit i kanë realizuar disa fotografi – transmeton KP.

Zgjedhjet e modës të vajzave janë veçanërisht tërheqëse për shkak se Esmeralda katërvjeçare ishte veshur një bluzë blu të errët me detaje të bardha dhe çorape me ngjyra të ndryshme, ndërsa Amada dyvjeçare kishte veshur një këmishë të kuqe dhe atlete Adidas.

Nëna e tyre Eva Mendes ishte e kënaqur me një veshje elegante, veçanërisht një triko me ngjyrë kafe.