Pavarësisht se roli i saj i fundit ishte shtatë vjet e gjysmë më parë, Eva Mendes thotë se “nuk e la kurrë aktrimin”.
Nëna e dy fëmijëve – e cila ka qenë me babanë e fëmijëve të saj, Ryan Gosling, që nga viti 2011 – bëri një postim të premten për të adresuar shumë raportime që pretendonin se ajo ishte tërhequr nga Hollywoodi.
Mendes, 48-vjeçare, postoi një video duke diskutuar mungesën e saj të gjatë nga industria e argëtimit, teksa shtoi se thjesht zgjodhi t’i jepte përparësi familjes së saj.
“Doja të isha në shtëpi me fëmijët e mi”, tha ajo për vajzat Esmerelda, 8 vjeçe dhe Amada, 6 vjeçe, duke shtuar: “Fatmirësisht sipërmarrjet e mia të tjera të biznesit më lejuan ta bëja këtë më shumë sesa aktrimi”.
Roli i fundit i aktores së famshme ishte në “Lost River” në vitin 2015.
Ajo shpjegoi në postimin e saj në Instagram se pjesët me të cilat u prezantua pas atij filmi thjesht nuk ishin në standardet e saj.
“Nuk isha e emocionuar për rolet stereotipike që më ofroheshin në atë kohë”, shkroi ajo.
“Cili është kuptimi i këtij postimi? Për ta ndryshuar atë narrativë”, përfundoi ajo. “Unë kurrë nuk e lë”.
“Kam një listë kaq të shkurtër të asaj që do të bëj”, rrëfeu ajo në “The Vieë” në muajin mars. /Telegrafi/