Eva Mendes me sa duket konfirmoi se ajo dhe Ryan Gosling u martuan fshehurazi gjatë një interviste të fundit.
Ndërsa promovonte organizatën bamirëse Ronald McDonald House në “Today Australia”, ylli i “Training Day”, 48 vjeç, iu referua Gosling si “burri” i saj pasi u pyet për kohën që po kalon në Australi.
“Më pëlqen këtu. Të gjithë janë të mrekullueshëm, të gjithë po na mirëpresin, ka qenë kaq e bukur. Burri im Ryan është këtu… dhe fëmijët tanë janë këtu, ne po kalojmë kohën më të mirë”, tha nëna e dy fëmijëve.
Komentet e Mendes nxitën shumë reagime nga fansat, duke qenë se çifti i famshëm janë privat rrallëherë flasin për marrëdhënien e tyre dhjetëvjeçare në publik.
Edhe pse Eva mund t’i kishte dhënë fund një herë e përgjithmonë spekulimeve për martesën, ajo ngacmoi për lajmin në fillim të kësaj jave duke postuar një dedikim shumë të veçantë me tatuazh për Gosling.
Në fillim të javës, aktorja e “Hitch” shkoi në Instagram për të treguar një tatuazh në kyçin e saj të brendshëm që shkruante “de gosling”.
Në kulturën hispanike, gratë mund t’i shtojnë “de” – ose “of” – mbiemrit të tyre pasi të martohen për t’u bashkuar dy mbiemrat.
Pra, lëvizja mund të ketë qenë një mënyrë që aktorja të riprezantojë veten në botë si Eva Mendes de Gosling.
Edhe pse dyshja nuk e ka konfirmuar kurrë nëse janë kurorëzuar, thashethemet për martesë filluan të qarkullojnë në vitin 2016 dhe përsëri vitin e kaluar kur Mendes u pa me një unazë në atë gisht.
Mendes dhe aktori 42 vjeç bashkë kanë vajzat Esmeralda dhe Amada. /Telegrafi/