Site icon Telegrafi

Eva Longoria tregon trupin e saj mahnitës gjatë pushimeve në Spanjë.

Aktorja ndau në Instagram fotografi nga udhëtimi me bashkëshortin e saj, Jose Baston, dhe djalin Santiago.

Ajo shkëlqente në bikini të zeza, duke theksuar pamjen e saj me grim dhe flokë të shkujdesur.

Në një postim, Eva shkroi: “Jashtë zyrës”, dhe ndau momente të ëmbla me bashkëshortin pranë pishinës, shkruan DailyMail.

Ajo u shfaq gjithashtu në video, duke ecur në plazh me Santiagon, dhe duke shijuar rrezet e diellit.

Këtë vit, Eva u transferua në Spanjë, dhe kohët e fundit ka ndarë video ku gatonte me Brooklyn Beckham.

Ata bënë një tutorial për pjatën meksikane “tostadas”, duke përdorur erëza Siete Foods. /Telegrafi/

 

Exit mobile version