Site icon Telegrafi

Eva Longoria tregon se është kthyer në formë

Eva Longoria (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for CinemaCon/Guliver)

Në muajt e fundit, Eva Longoria ka qenë e angazhuar me punë dhe me kujdesin ndaj fëmijës, ndërsa tash ka vendosur që të pushojë në Karaibe, ku po kalon kohën me djalin e saj, Santiago.

Aktorja 44-vjeçare u bë nënë para nëntë muajsh, ndërsa bashkëshorti i saj është biznesmeni Jose Baston, me të cilin është martuar para tre vitesh në Meksikë.

Prej se është bërë nënë, Eva vazhdimisht publikon fotografi dhe video nga çastet e bukura që kalon me djalin e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eva Longoria

Kështu ka bërë edhe gjatë pushimit në Karaibe,por derisa e ka bërë këtë, ka vënë në pah edhe figurën e saj trupore.

Pozat me bikini janë dëshmi se aktorja i ka kthyer linjat e përsosura, pas peshës që fitoi gjatë shtatzënisë. /Telegrafi/

Exit mobile version