Telegrafi

Eva Longoria i rikthehet punës pas pushimeve (Foto)

Eva Longoria është dukur mjaft shpërthyese derisa po kryen pushimet në Mykonos.

Ajo ka shkurtuar pushimet për t’u kthyer në Nju-Jork dhe të debutojë në linjën e saj të rrobave në javën e modës.

Por, Eva Longoria, 42, ishte zyrtarisht në pushime javën e kaluar në Greqi, para se t’i bashkohej bashkëshorti Jose Baston.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga estrada shqiptare (Foto/Video)

Nga Marbella deri në Ibiza e Mallorca dhe përfundimisht në Mykonos, bukuroshja zeshkane është kënaqur me përfundimin e pushimit veror para se të kthehej në biznes.

Bashkëshorti i saj ka veshur këmishë Hawai, e cila dukej të ishte zgjidhja e shokëve të tij, përfshirë edhe aktorin Amaury Nolasco. /KP/Telegrafi/