Në ndarjen e çmimeve ALMA, të cilat nderojnë komunitetin meksikan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eva Longoria shërbeu si prezantuesja e ceremonisë zgjodhi të ndërrohet, jo pak, por 6 herë.
Stilistja e Eva-s, Charlene Roxborough, kishte zgjedhur për aktoren nga Teksasi, por me origjinë meksikane, një fustan të shkurtër me printe azteke, një fustan blu, të tyltë, të stilit viktorian, një fustan gri me një krah të zbuluar, një fustan mustarde, i cili i zbulonte këmbët dhe një tjetër të zi, sërish të stilit viktorian. Më i bukuri nga të gjithë mbetet fustani i bardhë, me të cilin bëri parakalimin në tapetin e kuq.