Telegrafi

Eva Longoria e falënderon për ‘look’-un grimerin shqiptar që kujdeset edhe për Kim Kardashianin (Foto)

Të gjithë e njohin grimierin shqiptar Mario Davidovic.

E gjithë kjo në saje të punës me yje botërore, mbi të gjitha me Kim Kardashianin.

Këtë të fundit madje grimeri shqiptar e ka mësuar të flas disa fjalë shqipe, transmeton Telegrafi.

Mario tashmë është përfshirë edhe në stafin e aktores amerikane me prejardhje latine Eva Logoria, e cila do ta marrë me veti shqiptarin sa herë të ketë ndonjë projekt filmik.

“Faleminderit grimeri mario dhe michael silvahair për këtë përkujdesje të sotme! Këta të dyja janë shumë të bukur”, ka shkruar aktorja në llogarinë personale në Instagram teksa shihet përkrah dyshes së cekur.

Lexo po ashtu Kim Kardashian flet shqip (Video)

Ndryshe, Eva aktualisht është duke punuar në xhirimet e filmit hollivudian “All-Star Weekend”, i cili pritet të dal në ekranet e mëdha të kinemave gjatë këtij viti. /Telegrafi/