Telegrafi

Eva Longoria bëhet nënë për herë të parë në moshën 43-vjeçare

Eva Longoria (Foto: Getty Images)

Eva Longoria, 43 vjeçe, ka lindur fëmijën e saj të parë. Ajo solli në jetë një djalë që e ka quajtur Santiago Enrique.

Aktorja dhe burri i saj Jose ‘Pepe’ Baston ndanë lajmin e lumtur me revistën “Hola!” në ShBA.

Eva Longoria (Foto: Getty Images)

Duke njoftuar lindjen e djalit, Eva u tha fansave se Santiago Enrique Bastón erdhi në jetë të martën dhe është një ‘bekim i bukur’.

“Ne jemi kaq mirënjohës për këtë bekim”, janë shprehur çifti.

Santiago u lind në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos dhe peshonte gjashtë kilogramë.

Foto: Getty Images

Eva për herë të parë Josen përmes një miku të ndërsjellë në vitin 2013 dhe ata u martuan dy vjet më parë.

Aktorja është edhe njerkë për tre fëmijët e Jose-s: Natalia, 22 vjeçe dhe binjakët Mariana dhe Jose, 14 vjeçarë – nga martesa e tij e parë me Natalia Esperon.

Lexo po ashtu Dukja e femrave më të bukura të botës pa makijazh

Eva ishte e martuar më parë me aktorin Tyler Christopher nga viti 2002 deri në vitin 2004, dhe më pas me basketbollistin Tony Parker nga viti 2007 deri në vitin 2011. /Telegrafi/

Foto: Getty Images