Amazon Eve, është manekine 31-vjeçare nga Kalifornia e cila kryesisht punon si fotomodele për kostumet e banjës. Ekipi i gazetës britanike The Sun e solli atë në Londër, por ajo e pat goxha vështirë për të pozuar brenda kabinës telefonike të Londrës.
Ajo thotë se e ka vështirë ta gjej një burrë: “Kryesisht kam dalë me djem të cilët kanë qenë më të gjatë se unë. Por pasi të tillë ka pak, kam dalë vetëm me gjashtë djem. Më i shkurti me të cilin kam qenë bashkë ka qenë vetëm 160 cm, dhe atë pa problem kam mundur ta marr në krah”.
Amazona Eva i ka këmbët e gjata më shumë se një metër, ndërsa belin e gjerë 73 cm. Gjatë vizitës në Londër njerëzit e ndalnin rrugës vetëm për tu fotografuar me të. Por kjo i pëlqeu asaj: “Më pëlqen shumë Londra. Gjithçka duket e dalë mode dhe në miniaturë”. /Telegrafi/