Telegrafi

Eva Buzo nuk dorëzohet, përfundon udhëtimin 92 kilometra me not nga Italia në Vlorë

Eva Buzo ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj prej 35 orësh e 17 minutash ose 92 kilometra nga brigjet e Leces, (San Focca) deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur brigjet e Shqipërisë në një nga gjiret e Karaburunit, në afërsi të kepit të Gjuzës.

Një udhëtim i vështirë për avokaten me origjinë shqiptare pasi vitin e kaluar ndërpreu sfidën në mes për shkak të komplikacioneve, sot e përfundoi rrugëtimin e saj me sukses, duke treguar një forcë fizike dhe psikologjike.

Lexo po ashtu Nga Italia në Vlorë me not, Eva Buzo rikthehet pas një viti për të përfunduar sfidën e saj

Ajo ka ndaluar shumë pak për të pirë ujë dhe udhëtimi ka qenë konstant. Nuk ka pasur asnjë problem gjatë udhëtimit prej 35 orësh.

Në momentin e mbërritjes Eva nuk ishte në gjendje të fliste për shkak të kalcifikimit të gojës nga kripa. Ndërkohë raportohet se gjendja e saj është shumë e mirë. /Telegrafi/