Eusebio Di Francesco pranon se Mohamed Salah “bëri diferencën” në takimin me Liverpoolin.
Egjiptiane kontribuoi me dy gola dhe dy asistime në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku anglezët triumfuan me rezultat 5-2 në Anfield.
“Ai bëri dallimin kundër nesh, kjo ishte e pashmangshme. Ai ishte lojtari që ndryshoi ndeshjen”, tha trajneri romak.
“Megjithatë, ai ishte larguar sapo mbërrita. Salah është një lojtar që vërtet po e sfidon veten dhe ka shumë cilësi të tjera në krahasim me shumë lojtarë”.
“Kam lexuar në një intervistë se është përpjekur çdo ditë të jetë një lojtar më i mirë dhe një person pozitiv. Kjo është rruga e drejtë për të gjithë ne, përfshirë edhe mua”.
“Ai është një lojtar që shfaq inteligjencë të madhe dhe dëshirë për tu përmirësuar çdo ditë”, tha Di Francesco.
Theksojmë se takimi i dytë mes këtyre skuadrave do të zhvillohet të mërkurën (2 maj) në stadiumin Olimpic të Italisë. /Telegrafi/