Site icon Telegrafi

Eurozonë, papunësia 10.4 për qind

Në muajin dhjetor shkalla e papunësisë në Eurozonë ka rënë në 10.4 për qind, duke arritur normën më të ulët qysh në shtator të vitit 2011.

Agjencia e Statistikave të Bashkimit Evropian – Eurostat ka dalë sot me të dhënat e reja.

Numri i të papunëve në Eurozonë ka rënë në 16.75 milionë – 49,000 më pak se në muajin nëntor. Papunësia te të rinjtë ka qenë shumë më e lartë, përkatësisht 22 për qind.

Republika Çeke i është bashkuar Gjermanisë me normën e papunësisë, duke qëndruar të dyja në 4.5 për qind. Në ekstremin tjetër, në Greqi, 24.5 për qind e popullsisë ka qenë e papunë në muajin tetor, ndërsa papunësia e të rinjve ka qenë 48.6 për qind. /Telegrafi/

Exit mobile version