Site icon Telegrafi

Eurozonë, biznesi vazhdon rënien

Biznesi në Eurozonë u rrit me hapin më të ngadaltë për këtë vit gjatë shtatorit, duke reflektuar rënien e kërkesës në rajon, pasi porositë e reja vazhdojnë të dobësohen.

Firmat vazhduan të ulin çmimet edhe gjatë muajit të kaluar, që nënvizon vështirësitë e Bankës Qendrore Europiane për të rritur inflacionin, sidomos në një ambient me kërkesë të dobët për mallra dhe shërbime. Indeksi PMI i Markit, që bazohet në studimin e mijëra kompanive në rajon dhe shihet si një tregues i mirë i rritjes, ra në nivelin më të ulët në 10 muajt e fundit, në 52 pikë, kundrejt 52.5 që ishte në gusht.

“Indeksi PMI sugjeron se ekonomia e Eurozonës do të jetë e dobët edhe në tremujorin e tretë të këtij vit”, deklaroi Chris Williamson, shef i ekonomistëve të Markit.

Ndërsa indeksi i përbërë që mat çmimet e prodhimit ra në 48.5 pikë, niveli më i ulët në 14 muajt e fundit, kundrejt 48.9 që ishte në gusht. Ky indeks po qëndron poshtë 50 pikëve që nga prilli i vitit 2012. /Telegrafi/

Exit mobile version