Telegrafi

Eurozona merr masa për shpëtimin e monedhës

Në mesin e tyre parashihet edhe rritja e kapacitetit të ndihmës në 440 miliardë euro.

Deri më tani, fondi i stabilitetit parashihte 250 miliardë euro për vendet e goditura nga kriza.

Në takimin e Eurozonës po ashtu është rënë dakord për uljen e normave të interesit të paketës së Greqisë.

Athina vitin e kaluar ka marrë 110 miliardë euro nga fondi i shpëtimit për të mbijetuar krizën e borxhit. /Telegrafi/