Telegrafi

Eurozona me rreth16 milionë të papunë

Ky është muaji i katërt radhazi, që papunësia është në nivelin e 10 për qind, më i larti që prej krijimit të zonës euro në vitin 1999.

Teksa në zonën euro rreth 15,771 milionë persona janë të papunë, në 27 vendet e Bashkimit Evropian, numri i të papunëve ka arritur në 23,062 milionë persona.

Vendet me papunësinë më të madhe janë Spanja dhe Letonia me rreth 20 për qind të popullsisë së aftë për punë. /Telegrafi/