Site icon Telegrafi

Eurozona me fond për bankat

Fondi i ri i Eurozonës për bankat në rrezik do të jetë operativ brenda parashikimeve, që prej Janarit të vitit të ardhshëm. Pjesa dërrmuese e vendeve anëtare tashmë ka përfunduar procedurat ligjore në lidhje me këtë çështje.

Fondi i zgjidhjes së krizës në Eurozonë u aprovua pas krizës së borxhit të viteve 2009-2012 me qëllimin për të menaxhuar raste të reja të falimentit, duke hequr nga taksapaguesit barrën monetare në rast krize. Në mënyrë që fondi të bëhet operativ duhet që edhe një pjesë e vogël e vendeve anëtare ta ratifikojnë marrëveshjen.

“Mekanizmi i vetëm i zgjidhjes së krizave do të hyjë në fuqi ashtu siç pritej, më 1 Janar të vitit 2016”- nënvizon Këshilli Eropës në deklaratën e lëshuar në lidhje me këtë çështje. Italia është vendi i fundit ndër të mëdhenjtë e eurozonës që ka përfunduar me procedurat e ratifikimit.

Vetëm pak ditë më parë, zyrtarë të fondit, por edhe drejtuesja, Elke Koening ngritën shqetësime më lidhje me datën e hyrjes në fuqi të këtij fondi. Sipas tyre shumë prej vendeve nuk kishin përfunduar procedurat ligjore. /Telegrafi/

Exit mobile version