Site icon Telegrafi

Eurovisioni, shënjestër e terroristëve

Ekziston frika se shënjestra e radhës e terroristëve mund të jetë Festivali Evropian i Këngës – Eurovision që zhvillohet në Stokholm të Suedisë në muajin e ardhshëm.

Daily Star raporton se tetë terroristë që kanë qenë pjesë e luftës së ISIS-it në Siri dhe Irak, tashmë kanë arritur në kryeqytetin suedez.

Dyshohet se ata kanë lidhje me Abu Bakr el Bagdadi, ndërsa hetuesit policorë kanë zbuluar se shënjestra e tyre është Globe Arena, ku do të jenë të pranishëm rreth 16.000 njerëz me rastin e festivalit.

Një burim i BBC ka thënë se sulmi potencial në Stokholm paraqet rrezik për të gjithë njerëzit që ndodhen atje.

Njëherësh, edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Britanisë së madhe ka deklaruar se ekziston rrezik i përgjithshëm nga terrorizmi në Suedi, prandaj ka kërkuar nga qytetarët e vendit të vet që të jenë të kujdesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version