Site icon Telegrafi

Eurovisioni pishman: Shqipëria do të përjashtohet nëse valëvitet flamuri i Kosovës!

Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) ka vendosur ta përjashtojë Armeninë nga festivali evropian i muzikës.

E gjithë kjo pasi përfaqësuesit e këtij shteti valëviten flamurin e ashtuquajturit Republika e Nagorno Karabakh.

Ky shtet nuk është e pranuar nga shtetet e Bashkimit Evropian, por as nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Vlen të theksohet se për këtë krahinë ka disa vite që janë në konflikt të heshtur shteti armen me me Azerbajxhanin.

Gjithashtu organizatorët e festivalit kanë paralajmëruar edhe përfaqësuesen e Shqipërisë që të mos përdorë flamurin e Kosovës sepse do ta ketë fatin e njëjtë si Armenia.

Kujtojmë se Eneda Tarifa me këngën “Përralla”, do të prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të muzikës, i cili po mbahet në Stockholm të Suedisë. /Telegrafi/

Exit mobile version