Telegrafi

Eurovision, Shqipëria synon vendet e para

“Rona Nishliu na la një përgjegjësi shumë të madhe edicionin e kaluar, pasi u pozicionua në vendin e pestë. Si fillim synojmë finalen dhe pastaj, nëse e kalojmë këtë fazë, kërkesat tona do të rriten dhe patjetër që shpresojmë të kapim një vend më të mirë në këtë garë, dhe pse jo, vendin e parë”, ka thënë Lulgjuraj për Panorama.

Shqipëria do të prezantohet në natën e dytë gjysmëfinale, më 16 maj, në Malmo të Suedisë, me interpretimin e drejtpërdrejtë të versionit final të këngës “Identitet”, e cila shpresojmë të kalojë në finale. /Telegrafi/