Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur për Eurovision 2023.
Rreth 40 vende pritet të marrin pjesë në konkursin e vitit të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Numri maksimal i vendeve të lejuara për të konkurruar në konkursin e vitit të ardhshëm është 44, ndërsa Finalja e Madhe do të shfaqë një maksimum prej 26 kombesh që luftojnë për trofeun e këtij kompeticioni muzikor. Një maksimum prej 38 vendesh do të luftojnë në një nga dy gjysmëfinalet.
Dhjetë vende nga secila gjysmëfinale do të kalojnë në finalen e madhe, kështu 20 kombe do t’i bashkohen vendit fitues të Eurovision 2022, Ukrainës dhe në ‘Big Five’ (Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia dhe Franca).
Gjithsej 33 vende kanë konfirmuar deri më tani pjesëmarrjen e tyre në Liverpool, Angli.
Është ende e pasigurtë nëse do të shohim ndonjë shtet të ri që debuton në Mbretërinë e Bashkuar. Si Kosova ashtu edhe Kazakistani janë të prirur të marrin pjesë në garë, por nuk i kompletojnë akoma rregullat e EBU-së.
Transmetuesi kombëtar i Lihtenshtajnit 1FL TV nuk është anëtar i EBU, prandaj nuk ka të drejtë të marrë pjesë në konkurs.
Kosova nuk është anëtare e ITU (Unioni Ndërkombëtar i Televizionit), një nga kërkesat kryesore për t’u bërë anëtare aktive e EBU. Vendi nuk është as anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe as i Këshillit të Evropës.
Kazakistani duhet të ftohet zyrtarisht nga EBU për t’u bashkuar me konkursin. Është tërësisht në diskrecionin e EBU-së që të bëjë një ftesë në vend, shumë si në rastin e Australisë.
Është ende e pasigurt nëse do të shohim ndonjë shtet të rikthyer në Eurovision Song Contest 2023.
Hungaria vendosi të tërhiqet nga konkursi në vitin 2020 dhe që atëherë nuk është kthyer më.
Turqia u tërhoq nga eventi në vitin 2013 duke përmendur se nuk ishte dakord me rregullat e reja të konkursit dhe nuk është kthyer më që atëherë.
Andorra, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Sllovakia kanë konfirmuar se nuk do të kthehen në garë vitin e ardhshëm.
Më 13 tetor RTCG, transmetuesi kombëtar malazez njoftoi se kishte vendosur të tërhiqej nga konkursi.
Më 14 tetor MKRTV, transmetuesi kombëtar i Maqedonisë së Veriut njoftoi se kishte vendosur të tërhiqej po ashtu nga konkursi.
Shtetet e konfirmuara:
Ukrainë
Italia
Spanja
Franca
Gjermania
Suedia
Finlanda
Norvegjia
Austria
Shqipëria
Izraeli
Holanda
Belgjika
Zvicra
Mbretëria e Bashkuar (shteti pritës i ESC 2023)
Qipro
Lituania
Estonia
Letonia
San Marino
Gjeorgjia
Serbia
Danimarka
Rumania
Greqia
Islanda
Portugalia
Malta
Irlanda
Sllovenia
Polonia
Kroacia
Azerbajxhani
Ende për të konfirmuar:
Republika Çeke
Moldavia
Armenia
Australia
A do të ketë kthime?
Hungaria
Turqia
Nuk do të kthehen:
Andorra
Sllovakia
Luksemburgu
Rusia
Bjellorusia
Monako
Mali i Zi
Bosnjë dhe Hercegovinë
Maqedonia e Veriut
Bullgaria
Maroku
Eurovision Song Contest 2023 është planifikuar të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj në Liverpool, Angli. /Telegrafi/