Site icon Telegrafi

“Eurovision 2020” mbahet në Rotterdam

Pas një gare në mes të pesë qyteteve të Holandës, tashmë është vendosur se ku do të mbahet “Eurovision 2020”, teksa është përzgjedhur Rotterdam.

Ky event i rëndësishëm muzikor do të zhvillohet në datat 12, 14 dhe 16 maj 2020, ku në fund do të përzgjidhet vetëm një fitues.

Dy vendet më të përfolura për këtë garë ishin Maastricht dhe Rotterdam, me ç’rast ky i fundit u zgjodh si qyteti nikoqir për të pritur ngjarjen e muzikës ‘live’.

“Rotterdam ka treguar entuziazëm dhe angazhim fantastik dhe ka lehtësitë e duhura për të mirëpritur delegacione nga mbi 40vende majin e ardhshëm. Ne mezi presim të punojmë me Roterdamin dhe NPO, NOS dhe AVROTROS në një Konkurrencë të Pabesueshme të Këngëve të Eurovizionit në një qytet të mrekullueshëm vitin e ardhshëm”, ka thënë drejtori ekzekutiv i EBU, Jon Ola Sand.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Në videon ku është bërë i ditur lajmi si imazh u përzgjodh Duncan Laurence – artisti fitues i “Eurovision 2019”.

Lexo po ashtu Holanda fiton 'Eurovision 2019'

Përndryshe, Shqipërinë këtë vit e ka përfaqësuar këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”, derisa u rendit e tetëmbëdhjeta përkrah 26 shteteve garuese. /Telegrafi/

‘Eurovision 2020’ mbahet në Rotterdam/Foto: Guido Pijper
Exit mobile version