Telegrafi

Eurot false në Tiranë, hetime në gjithë rajonin

GSH duke iu referuar burimeve zyrtare të Njësisë së Specializuar Task-Force pranë organit të akuzës në kryeqytet, shkruan sot se do i kërkohet ndihmë nga autoritetet bullgare, maqedonase, malazeze dhe kosovare, pasi dyshojmë se grupi kriminal që prodhonte eurot false ka një shtrirje të gjerë dhe numri i anëtarëve është më i madh.

14 të dyshuarit, mes tyre dy maqedonas dhe një kosovar, do të dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas hetimeve eurot false prodhoheshin në Bullgari dhe që më pas trafikoheshin e shpërndaheshin në tregun kryeqytetas të Tiranës.

Shqiptari nga Kosova Avni Hajrullau, dyshohet të jetë dhe kryesori i grupit kriminal, ndërsa dy shtetasit maqedonas në pranga janë Xheladin Demiri dhe Kemal Rexhepi.

Veç kontrabandës së monedhës false, të dyshuarit do të përgjigjen dhe për akuzën e "armëmbajtjes pa leje". Monedha e falsifikuar që u bllokua nga policia është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për ekspertizë, me qëllim që të përcaktohen elementët e falsifikuara të euros.