Ekspertë nga Eurostat dotë zbatojnë vlerësim partneriteti të sistemit kombëtar statistikor të Maqedonisë. Vlerësimi fillon sot ndërkaq mbaron më 17 shkurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Enti Shtetëror për Statistika do të vlerësohet si bashkërendues i sistemit kombëtar statistikor dhe bartësit e autorizuar të përfshirë në zbatimin e hulumtimeve statistikore në vend.
Në qendër të vëmendjes së vlerësimit të partneritetit do të jenë analizar e thella dhe vlerësimi i përputhshmërisë së sistemit statistikor të Maqedonisë me të gjitha 15 parimet që përfshihen në Kodin për punë të statistikës evropiane.
Qëllimi është që në mënyrë objektive të vlerësohet përparimi në përputhjen e Kodit, të vërtetohen sferat ku është i nevojshëm forcimi i mëtutjeshëm, të përmirësohet kapaciteti për statistikë cilosore të lartë./Telegrafi/