Sipas të dhënave më të reja të Eurostat, Maqedonia rradhitet si vendi me çmime më të ulëta të ushqimit në Evropë. Rezultatet kanë dalë pas krahasimit të çmimeve të ushqimit dhe pijeve në Evropë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të dhënat tregojnë se ushqimi më i lir është në Maqedoni, pastaj në Poloni, Rumani, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Serbi, Bullgari dhe Shqipëria. Nga ana tjetër, vendet ku ushqimi është më i shtrenjtë janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Islanda, Irlanda dhe Suedia./Telegrafi/