Zyra evropiane e Statistikave në raportin e treguesve të pabarazisë e ka përfshirë të dhënat edhe Kosovën.
Eurostat në raport, vendit tonë i referohet me fusnotë, sipas Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244, përcjell Telegrafi.
Sipas hulumtuesit dhe ligjëruesit të politikave sociale Artan Mustafa, publikimi i Eurostat i bënë më të besueshme të dhënat, duke i krahasuar me vendet tjera.
“Publikimi i parë i Eurostat për treguesit e pabarazisë/varfërisë/ndarjes së të ardhurave për Kosovën bazuar në EU-SILC është një zhvillim shumë pozitiv. Kjo shton besueshmërinë, transparencën dhe i bën treguesit të krahasueshëm me vendet e tjera”, shkruan Mustafa në Twitter. /Telegrafi/
EUROSTAT's first ever publication of inequality/poverty/income share indicators for Kosovo based on EU-SILC is very positive development. It adds to credibility, transparency & makes indicators comparable to other countries. The direct link for inequality: https://t.co/TlaXAq7sUu
— Artan Mustafa (@ArtanMustafa5) March 29, 2021