Telegrafi

Eurostat: Papunësia në Maqedoni alarmante

Sipas kësaj zyre, papunësia në Maqedoni vlerësohet të jetë 34 për qind, ndërsa mbi 50 për qind e të rinjve janë të papunë.

Ndër vendet e tjera anëtare dhe aspirante për në BE, me shkallë të lartë të papunësisë janë edhe Lituania dhe Spanja.

Komisioni Evropian pret që gjendja e papunësisë të reflektohet në nivel të njëjtë edhe gjatë vitit të ardhshëm. /Agjencitë/Telegrafi/