Site icon Telegrafi

Eurostat: Në vitin 2015, në Maqedoni kanë jetuar 46.125 pleq të moshës 80 e më lartë

Sipas Zyrës evropiane për statistika ”Eurostat”, në vitin 2015 në Maqedoni kanë jetuar gjithsej 46.125 persona të moshës 80 vjeçare e më lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas përqindjes, ky numër paraqet 2.2% të popullatës së përgjithshme të Maqedonisë, nga të cilët 59.8% kanë qenë të gjinisë femërore.

Të dhënat e Eurostat të publikuara për Maqedoninë me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të moshuar, që festohet çdo vit më 1 tetor, tregojnë se ky numër në vitin 2005 ka qenë 30.251 persona, ose 1.5% e numrit të përgjithshëm të popullsisë së vendit. Shifrat e reja tregojnë rritje për 0.7%./Telegrafi/

Exit mobile version