Maqedonia e Veriut më 1 janar të këtij viti ka pasur 2.077.100 banorë, që është për 2 mijë më shumë në krahasim me 1 janarin e vitit 2018.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, numri i popullatës në vend për një vit është rritur për 0.9 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Maqedonia e Veriut në vitin e kaluar ka pasur shtim pozitiv prej 1.6 përqind. Vitin e kaluar kanë lindur 21300 foshnje, ndërsa kanë vdekur 19700 persona.
Sipas të dhënave të Eurostat, më shumë popullsi në rajon ka Greqia (10.7 milionë), më pas Bullgaria (7 milionë), Serbia (6.96 milionë), Kroacia (4.07 milionë), Shqipëria (2.86 milionë) dhe Mali i Zi (626 mijë).
Në BE gjithsej jetojnë 513.5 milionë banorë, që është për gjysmë milionë më shumë në krahasim me vitin e kaluar.
Më shumë banorë ka Gjermania (83 milionë), Franca (67 milionë), Britania e Madhe (66.7 milionë), Italia (60.4 milionë), Spanja (46.9 milionë) dhe Polonia (38 milionë)./Telegrafi/