Site icon Telegrafi

Eurostat: Në Eurozonë raporti me GDP ra në 90.7%

Eurostat publikoi së fundmi të dhënat mbi borxhin publik për vitin 2015. Gjatë vitit të kaluar, raporti mes borxhit dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto të Eurozonës zbriti në 90.7 për qind nga 92 për qind.

Për Bashkimin Europian ndërkohë raporti zbret në 85.2 për qind nga 86.8 për qind që ishte më parë. Mes vendeve europiane, Luksemburgu me 1.2 për qind, Gjermania me 0.7 për qind dhe Estonia me 0.4 për qind janë të vetmet vende që regjistrojnë një sufiçit në menaxhimin e bilancit publik.

Duke u rikthyer te raporti mes borxhit publik dhe Prodhimit të Brendshëm Bruto, Eurostat njofton se Estonia me 9.7 për qind, Luksemburgu me 21.4 për qind, Bullgaria me 26.7 për qind, Letonia me 36.4 për qind dhe Rumania me 38.4 për qind janë vendet me performacën më të mirë.

Janë 17 në numër vendet anëtare të Bashkimit Europian që ofrojnë një normë më të lartë se 60 për qind të borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Rekordin e mban Greqia me 176.9 për qind, Italia me 132.7 për qind, Portugalia me 129 për qind, Qipro me 108.9 për qind dhe Belgjika me 106 për qind. Në Eurozonë gjatë 2015 deficiti i GDP-së ra më 2.1 për qind nga 2.6 për qind që ishte në 2014-tën. /Telegrafi/

Exit mobile version