Site icon Telegrafi

Eurostat: Maqedonia me rritjen më të madhe të bujtjeve turistike në BE

Vitin e kaluar Maqedonia ka pasur numrin më të madh të bujtjeve turistike mes anëtarëve të Bashkimit Evropian, hapësirës evropiane ekonomike dhe kandidatëve për anëtarësim.

Sipas të dhënave statistikore të Bashkimit Evropian, Maqedonia vjet në krahasim me vitin 2017 ka pasur rritje të numrit të bujtjeve për 18.9%, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i bujtjeve nga turistë të huaj në Maqedoni është rritur 22% ndërsa nga turistët e vendet për 13.1%. Maqedonia ka pasur 2.2 milion bujtje në vitin 2018.

Sipas të dhënave të Eurostat, numri i bujtjeve në Kosovë është rritur për 11.7% ku 6.9 janë të huaj, ndërsa të brendshëm janë 24.2%. Në Kosovë janë realizuar 300.000 bujtje. Mali i Zi ka pasur 4.2 bujtje me rritje prej 7.5% dhe ku bujtjet e turistëve të huaj është rritur për 7.9%. Kroacia vitin e kaluar ka pasur rritje prej 3.9% me 89.4 milion bujtje./Telegrafi/

Exit mobile version