Site icon Telegrafi

“Eurostat”: Maqedonia e Veriut vendi i tretë më i varfër në Evropë

Sipas të dhënave të “Eurostat”, Maqedonia e Veriut është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Vetëm Shqipëria është më e varfër se ne, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është vendi më i varfër në Evropë me BPV që ka rreth 31% të mesatares së BE-së, përcjelli Telegrafi Maqedoni.

Kjo do të thotë që këtyre vendeve do t’u duhen dekada për të arritur standardet ekonomike të pjesës tjetër të BE-së, ndërsa kanë potencial të dobët ekonomik.

Vendet me BPV-në më të lartë në Evropë janë Luksemburgu dhe Irlanda, të dyja me 93% mbi mesataren e BE-së. Vendet tjera kryesuese janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka dhe Hollanda.

Për sa i përket vendeve anëtare të BE-së, Bullgaria renditet më keq me 47% të mesatares së BE-së.

Sipas Eurostat, vendet e Ballkanit Perëndimor renditen dobët, me Bosnjën dhe Hercegovinën që tejkalojnë ngushtë Shqipërinë, ndërsa Maqedonia ka BPV-në e tretë më të ulët. Serbia, përkundër nivelit më të lartë të investimeve të huaja, është në vendin e katërt nga vendet më të varfra në Evropë./Telegrafi/

Exit mobile version