Telegrafi

Eurostat: Dy në pesë grekë janë të varfër

“Në kufirin e varfërisë jetojnë dy në pesë grekë, që kanë marrë tashmë përfitimeve sociale nga shteti, ndërsa një në dhjetë nuk ka burime për të jetuar” thonë shifrat e Eurostat-it për 2010, të publikuara në Bruksel.

Sipas Eurostat-it, njerëzit në varfëri janë ata që jetojnë në familje me të ardhura nën 60 për qind të të ardhurave të mesatares kombëtare. Në Bashkimin Evropian 16.5 për qind e popullsisë apo 81 milionë njerëz, jetojnë në pragun e varfërisë që kanë marrë asistencë sociale.

Në veçanti, Greqia është vendi i katërt në BE me përqindjen më të lartë të njerëzve që janë në varfëri.

Në vend të parë renditet Letonia me 25.6 për qind të popullsisë në kufijtë e varfërisë, ndjekur nga Rumania me 23.4 për qind, Bullgaria 21.4 për qind dhe Greqia 20.1 për qind ose 2.2 milionë njerëz.

Normat më të ulëta ku populli jeton me ndihma sociale janë regjistruar në Republikën Çeke me 9 për qind, si dhe Holandë dhe Sllovakia me 11 për qind. /Telegrafi/